Tërmet në kufirin Kroaci-Slloveni

Evropë

Tërmet në kufirin Kroaci-Slloveni

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar në kufirin e Kroacisë dhe Sllovenisë, i cili është ndjerë në zonën më të gjerë të Rijekës, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Republikës së Kroacisë.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile bëri të ditur se pas një tërmeti mjaft të fortë, nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

“Qendra e qarkut 112 Rijeka ka marrë më shumë se 40 telefonata për tërmetin. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar”, raportojnë shkurtimisht ata.

Epiqendra ishte shtatë kilometra në veri-verilindje të Klanës në kufirin midis Kroacisë dhe Sllovenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat