Komandanti rus nxehet keq me ushtarët e tij, pamjet kur e godet njërin prej tyre me shuplakë në fytyrë

Evropë

Komandanti rus nxehet keq me ushtarët e tij, pamjet kur e godet njërin prej tyre me shuplakë në fytyrë

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 07:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një komandant rus qortoi në mënyrë të ashpër ushtarët e tij që me sa duket ishin në gjendje të dehur.

Pamjet e këtij qortimi janë shpërndarë në rrjetin social X (Twitter) dhe supozohet që janë xhiruar nga vetë komandanti.

Në këtë video, komandanti kishte kapur për krahu njërin prej ushtarëve të tij dhe po e qortonte përpara kamerës.

Ngjashëm veproi edhe me një tjetër, por nuk u ndal me kaq pasi e goditi në fund me shuplakë.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat