Tre të lënduar nga të shtënat në Roterdam të Holandës

Evropë

Tre të lënduar nga të shtënat në Roterdam të Holandës

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 07:41
Roterdam

Tre persona janë plagosur nga të shtënat në një karnaval veror në Roterdam të Holandës.

Policia thotë se të plagosurit dhe personi i armatosur u dërguan në spital, por nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas deklaratës së policisë, oficerët kishin gjuajtur disa herë tek personi i armatosur.

Në të njëjtin event kishin ndodhur të shtëna edhe më herët gjatë ditës, deklaroi policia në një deklaratë të veçantë.

Autoritetet thanë se të shtënat ndodhën në Coolsingel – një rrugë qendrore në Roterdam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat