​Shkrihet asfalti në Turqi për shkak të temperaturave të larta

Evropë

​Shkrihet asfalti në Turqi për shkak të temperaturave të larta

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Për shkak të temperaturave të larta të ajrit është shkrirë asfalti në disa rrugë në Denizli të Turqisë. Administrata Meteorologjike tha se lagështia në qytet ka arritur në 37 për qind.

Temperatura e ajrit arriti deri në 42 gradë celsius. Për shkak të motit tejet të nxehtë dhe lagështisë, në disa rrugë është shkrirë asfalti.

Për shkak të shkrirjes së asfaltit në autostradën Denizli - Antalia në vendndodhjet Cankurtaran dhe Gokpinar, automjetet kanë lëvizur shumë ngadalë, raporton Anadolu Agency.

Këmbësorët gjithashtu kanë patur vështirësi në kalimin e rrugës. Ekipet e autostradës spërkatën me pluhur guri dhe ujë rrugët.

Shoferi Muhittin Çinar tha se automjeti i tij u nxeh shumë dhe kishte ngecur në rrugë.

“Asfalti u shkri për shkak të vapës dhe automjetet e tjera kishin vështirësi në qarkullimin normal", tha Çinar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat