Britania vendos sanksione ndaj furnizuesve të huaj të ushtrisë ruse

Evropë

Britania vendos sanksione ndaj furnizuesve të huaj të ushtrisë ruse

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Britania e Madhe ka vendosur sanksione ndaj një prodhuesi iranian të dronëve dhe një sërë kompanish të tjera, duke i akuzuar ata për furnizimin e forcave ruse me armë që mund të përdoren kundër Ukrainës.

Britania, SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur një sërë sanksionesh që nga shkurti i kaluar për të ndëshkuar Rusinë për luftën në Ukrainë, të cilin Moska e përshkruan si një “operacion special ushtarak”.

Konkretisht sanksionet janë vënë në Iran, Turqi, Bjellorusi, Sllovaki, Zvicër, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusi.

Qeveria britanike, e cila ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 1600 personave dhe subjekteve që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë , tha se raundi i fundit i sanksioneve shënon veprimin e saj më të madh deri më tani kundër furnizuesve të pajisjeve ushtarake për vendet e treta.

“Sanksionet historike të sotme do të zvogëlojnë më tej arsenalin e Rusisë dhe do të mbyllin zinxhirët e furnizimit që mbështesin industrinë e mbrojtjes të (Presidentit) Putin tani në vështirësi,” tha Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat