Artileria ukrainase hedh në erë poligonin e improvizuar të qitjes së Rusisë

Evropë

Artileria ukrainase hedh në erë poligonin e improvizuar të qitjes së Rusisë

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Një sulm në një bazë të përkohshme stërvitore ruse është shfaqur në këtë video të regjistruar me dron, të publikuar nga një kanal ushtarak ukrainas.

Një grup ushtarësh mund të shihen duke përdorur një poligon zjarri përpara se të shënjestrohen nga ato që pretendohet se janë raketa amerikane HIMARS me rreze të gjatë.

Sky News e ka lokalizuar këtë video në Prymorske, një fshat në Kherson që ka pamje nga Deti i Zi.

Zona ka qenë nën pushtimin rus që në fazat e hershme të luftës. Videoja pretendon se lokacioni u gjet bazuar në informacionet e dhëna nga civilët që jetojnë në zonë.

Përgjatë pushtimeve të zonave të ndryshme në vend, shumë ukrainas i kanë dhënë informacion ushtarakëve mbi lëvizjet ruse.

Kjo përdoret për të drejtuar artilerinë për të goditur objektivat me rreze të gjatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat