Çfarë ndodhi? Ben Wallace jep dorëheqje si sekretar i mbrojtjes në Britani

Evropë

Çfarë ndodhi? Ben Wallace jep dorëheqje si sekretar i mbrojtjes në Britani

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 12:46
Ben Wallace

Ben Wallace ka dhënë dorëheqjen si sekretar i mbrojtjes në Britani përpara një riorganizimi të pritshëm nga kryeministri Rishi Sunak.

Ai i ka dërguar një letër kryeministrit ku i shpreh mirënjohjen e tij dhe arsyen se përse ka vendorus të tërhiqet nga ky pozicion të cilin a ka mbajtur prej 9 vitesh.

“I nderuar kryeministër, Muajin e kaluar shënoi vitin tim të katërt si Sekretar i Shtetit për Mbrojtjen. Gjithashtu shënon vitin e nëntë si ministër. Unë kam pasur privilegjin t’ju shërbej juve dhe paraardhësve tuaj në detyrën për të mbrojtur këtë vend të madh dhe për të mbajtur qytetarët e tij të sigurt.

Siç e dini, përgjegjësia mbart me vete një detyrë 24/7 për të qenë në dispozicion. Në kohën time si ministër i sigurisë dhe i mbrojtjes, kam qenë në gjendje të kontribuoj në reagimin e qeverisë ndaj një sërë kërcënimesh dhe incidentesh”,-shkruan ai ndërkohë që i shpreh mirënjohjen kryeministrit Rishi Sunak për investimet që ai ka bërë në sektorin e mbrojtjes.

“Investimi që keni bërë në mbrojtje si kancelare dhe mbështetja e vazhdueshme që keni treguar si kryeministër ka qenë çelësi për t’i mundësuar Ministrisë së Mbrojtjes të japë rezultate për Britaninë. Unë personalisht jam shumë mirënjohës për udhëheqjen tuaj”.

Më tej si shton se i gjithë përkushtimi i tij në këtë punë, ka pasur edhe dëme personale, të cilat ka ardhur koha të mos i lërë më pas dore, ndaj edhe ka vendosur të tërhiqet.

“Që kur jam futur në ushtri, jam përkushtuar për t’i shërbyer vendit tim. Megjithatë, ky përkushtim vjen me një dëm personal për mua dhe familjen time. Pas shumë reflektimeve, kam marrë vendimin të kërkoj që të më lejojnë të tërhiqem. Fitova vendin tim në vitin 2005 dhe pas kaq vitesh është koha që unë të investoj në pjesët e jetës që kam lënë pas dore dhe të eksploroj mundësi të reja. Faleminderit për mbështetjen dhe miqësinë tuaj. Ju dhe qeveria do të keni mbështetjen time të vazhdueshme”,-shkruan në letrën e tij Ben Wallace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat