Gjenden rrënojat e një droni në Rumani, dyshohet se është rus

Evropë

Gjenden rrënojat e një droni në Rumani, dyshohet se është rus

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Rrënoja të reja të një droni, të ngjashme me ato të përdorura nga ushtria ruse, u gjetën në territorin rumun, njoftoi të shtunën Ministria e Mbrojtjes, ndërsa Presidenti i vendit Klaus Iohannis tha se kjo tregon një shkelje të papranueshme të hapësirës ajrore të Rumanisë.

Në një deklaratë, presidenti rumun u shpreh se kishte informuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për rrënojat e dronit, i dyti që u rrëzua në tokën rumune këtë javë, dhe se Stoltenberg përsëriti solidaritetin e plotë të Aleancës me Rumaninë.

“Zbulimi nga autoritetet rumune në territorin rumun, pranë kufirit me Ukrainën, të rrënojave të reja të dronëve tregon një shkelje të papranueshme të hapësirës ajrore të Rumanisë, një vend anëtar i NATO-s, me rreziqe reale për sigurinë e qytetarëve rumunë në zonë”, komentoi presidenti rumun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat