Ministrja e Jashtme gjermane: Vendi i Ukrainës është në BE

Evropë

Ministrja e Jashtme gjermane: Vendi i Ukrainës është në BE

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 09:34
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka thënë se vendi i Ukrainës është në BE gjatë vizitës së saj të paparalajmëruar në Kiev të hënën në mëngjes.

Ajo tha se zgjerimi i BE-së me anëtarësimin e Ukrainës është pasojë e nevojshme gjeopolitike e luftës së Rusisë.

"Ukraina tashmë ka statusin e kandidatit, tha Baerbock. Dhe tani ne po përgatitemi të marrim një vendim për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE. Sa i përket reformës gjyqësore dhe legjislacionit të medias, rezultatet e reformës së Ukrainës janë tashmë mbresëlënëse", tha ajo.

Por ministrja e Jashtme shtoi se ka ende shumë për të bërë për zbatimin e ligjit antioligark dhe luftën kundër korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat