Putin flet për luftën në Ukrainë: Kundërofensiva e tyre ka dështuar

Evropë

Putin flet për luftën në Ukrainë: Kundërofensiva e tyre ka dështuar

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 10:44
Vladimir Putin

Vladimir Putin gjatë konferencës në Forumin Ekonomik Lindor ka folur edhe për luftën në Ukrainë.

Ai ka thënë se kundërofensiva e Ukrainës nuk ka bërë ndonjë përparim, madje akuzoi shërbimet sekrete britanike se janë përfshirë në trajnimin e diversantëve ukrainas për të kryer sulme në infrastrukturën ruse.

Ai tha se përdorimi i municioneve thërrmuese dhe armatimeve që përdorin uranium të varfëruar nga forcat ukrainase është një krim.

Putin theksoi se Ukraina do të ishte ajo që do të kërkonte bisedimet e paqes pasi është shumë pranë përfundimit të rezervave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat