​BE miraton rritjen e pjesës së energjisë së rinovueshme deri në 42.5% deri në vitin 2030

Evropë

​BE miraton rritjen e pjesës së energjisë së rinovueshme deri në 42.5% deri në vitin 2030

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Ligjvënësit e BE-së miratuan të martën një legjislacion të ri të BE-së që rrit pjesën e burimeve të rinovueshme në 42.5% në përzierjen energjetike të bllokut deri në vitin 2030.

Parlamenti Evropian tha në një deklaratë se ligjvënësit e BE-së miratuan një ndryshim në Direktivën e BE-së për Energjinë e Rinovueshme që "ngre pjesën e burimeve të rinovueshme në konsumin përfundimtar të energjisë së BE-së në 42.5% deri në vitin 2030" me objektivin për të arritur deri në 45%.

Sipas ligjit të ri, autoritetet kombëtare do të duhet të përshpejtojnë procedurat e autorizimit dhe "të japin leje për termocentrale të reja të energjisë së rinovueshme, të tilla si panelet diellore ose turbinat me erë, ose të përshtatin ato ekzistuese" brenda 12 ose 24 muajve në varësi të vendndodhjes së tyre.

Legjislacioni synon gjithashtu të reduktojë emetimet e gazeve serrë me 14.5% deri në vitin 2030 në sektorin e transportit duke mbështetur përdorimin e biokarburanteve dhe lëndëve djegëse me origjinë jobiologjike, si hidrogjeni.

Vendet anëtare të BE-së duhet ti japin zyrtarisht dritën jeshile ligjit, por ai do të jetë vetëm një formalitet pasi negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje në mars.

Legjislacioni është pjesë e programit të Marrëveshjes së Gjelbër të Komisionit Evropian, që synon të arrijë neutralitetin klimatik dhe zero emetim karboni në BE deri në vitin 2050.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat