Polonia thirrje BE-së: Të zgjasë ndalimi i importit të grurit ukrainas

Evropë

Polonia thirrje BE-së: Të zgjasë ndalimi i importit të grurit ukrainas

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Qeveria e Polonisë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të zgjasë embargon ndaj importeve të grurit ukrainas përtej afatit të fundit të javës për të mbrojtur fermerët polakë.

Kryeministri Mateusz Morawiecki tha se ai ka kërkuar që Komisioni Evropian, dega ekzekutive e BE-së, të zgjasë ndalimin e hyrjes së misrit, grurit, lulediellit dhe farave të rapit ukrainas ose përndryshe

“ne do ta bëjmë vetë sepse nuk mund të lejojmë një çrregullim të treg”, shkruan Al Jazeera.

Më herët, zëdhënësi i qeverisë tha për mediat lokale se nëse ndalimi nuk zgjatet, atëherë Varshava mund të zbatojë një ndalim në nivel kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat