Fillimisht shtien me pushkë automatike dhe më pas aktivizuan jelekun me eksploziv – pamje nga sulmi terrorist në Ankara

Evropë

Fillimisht shtien me pushkë automatike dhe më pas aktivizuan jelekun me eksploziv – pamje nga sulmi terrorist në Ankara

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 12:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një sulm terrorist në Ankara të Turqisë shokoi botën sot, ku pas intervenimit të autoriteteve të sigurisë humbën jetën dy sulmuesit.

Sulmi me bombë ka ndodhur në afërsi të ndërtesës së ministrisë së Brendshme, ku njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë me bombë, kurse tjetri u vra nga policia turke.

Në këtë sulm janë plagosur lehtë dy policë, kurse kamerat kanë kapur momentin kur sulmuesit dalin nga një veturë dhe fillojnë të shtien me pushkë automatike.

Në një moment njëri nga sulmuesit që kishte jelek me eksploziv e aktivizon dhe hedhë veten në erë.

Sulmi ndodhi në zonën ku gjendet afër Parlamenti turk, si dhe ndërtesa e ministrisë së Brendshme. Lidhur me sulmet kanë reaguar liderë nga tërë bota.

E ndër më të fundit është Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që dënoi sulmin terrorist në kryeqytetin turk

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat