Orientimi politik i Sllovakisë, analistët: Nuk do ndryshojë drejtimin ndërkombëtar

Evropë

Orientimi politik i Sllovakisë, analistët: Nuk do ndryshojë drejtimin ndërkombëtar

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Një parti populiste që planifikon t’i japë fund ndihmës në Ukrainë dhe që është kritike për BE-në dhe NATO-n fitoi zgjedhjet parlamentare në Sllovaki, sipas rezultateve të publikuara të dielën.

“Sllovakia dhe populli i saj kanë probleme më të mëdha se Ukraina. Kaq mund të them për momentin. Ne besojmë se Ukraina është një tragjedi për këdo dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi bashkë me BE-në që të nisim sa më parë negociatat e paqes,” – u shpreh Robert Fico, ish-kryeministër i Sllovakisë.

Presidentja Zuzana Çaputova deklaroi të dielën se do ta ngarkojë Fico me detyrën e formimit të qeverisë.

“Cilado që të jetë përbërja e qeverisë së re, ajo nuk do të ketë shumicën kushtetuese. Fico nuk do mund të ndryshojë kushtetutën dhe as institucionet ashtu siç do të dëshironte,” – tha analistja politike Sona Szomolanyi.

“Bashkimi Evropian nuk do të na lejojë të marrim ndonjë drejtim ekstrem. Mendoj se orientimi ndërkombëtar i vendit do të mbetet njësoj,” – u shpreh Martin Turiak, një banor i Bratislavës.

Sipas analistëve, qeveria e Fico mund ta ndryshojë rrënjësisht politikën e jashtme të Sllovakisë, duke e bërë të ngjashme me Hungarinë e Viktor Orban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat