Detaje dhe pamje të një zjarri të madh që shpërtheu të martën në mbrëmje në tregun e Krishtlindjeve në Berlin

Evropë

Detaje dhe pamje të një zjarri të madh që shpërtheu të martën në mbrëmje në tregun e Krishtlindjeve në Berlin

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 20:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një treg popullor Krishtlindjesh në Berlin ndërsa turistët u larguan nga zona dhe dy persona u dërguan me urgjencë në spital.

Sipas mediave të huaja, imazhet dramatike tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen mbi tregun përballë Rotes Rathaus (bashkia e kuqe e qytetit) në kryeqytetin gjerman të martën në mbrëmje.

Dy persona u dërguan me urgjencë në spital me lëndime pas zjarrit, i cili tani është shuar, thanë shërbimet e urgjencës.

Zjarri përfshiu dy tezga të cilat shisnin mallra festive.

Mediat më tej kanë raportuar se ndërsa ekipet e zjarrfikësve po luftonin me zjarrin, dy bombola të vogla gazi shpërthyen.

Lajmi vjen vetëm një javë pasi dy persona u arrestuan në North Rhine-Westphalia dhe Brandenburg pasi dyshohet se kishin komplotuar sulme në tregjet e Krishtlindjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat