​Portugali: COVID-19 arrin bilancin më të lartë të vdekjeve në janar 2024

Evropë

​Portugali: COVID-19 arrin bilancin më të lartë të vdekjeve në janar 2024

Më: 31 janar 2024 Në ora: 20:49
Ilustrim

Portugalia regjistroi 13.160 vdekje në janar, shifra këto dukshëm më të këqija se ato të të njëjtës periudhë 2021, ku faza e pandemisë COVID-19 arriti numrin më të lartë të vdekjeve, sipas të dhënave zyrtare.

Sipas Sistemit të Informacionit të Certifikatës së Vdekjes (SICO), në janar 2021 kishte 19.649 vdekje, në vitin 2022 dhe 2023 ishin përkatësisht 11.747 dhe 11.945.

Fillimi i 2024-së ishte gjithashtu viti me më fatalitete gjatë tri vjetëve të fundit, me 5.542 vdekje në dy javët e para.

Dita me më shumë vdekje të raportuara ishte 2 janari, kur vdiqën 551 persona, një shifër që nuk është parë për të njëjtën ditë qe nga 2017, kur u regjistruan 578 vdekje.

SICO njofton gjithashtu se 513 njerëz vdiqën në ditën e Vitit të Ri, një shifër që nuk është arritur asnjëherë më 1 janar në 10 vjetët e fundit.

Në katër ditët e para 2024 janë regjistruar 2.119 vdekje. Në dhjetë vjetët e fundit, nuk ka pasur kurrë më shumë se 2.000 vdekje gjatë kësaj periudhe, as në vitin 2021, vit i shënuar nga pandemia.

Nga 1 janari deri më sot, shumica e vdekjeve ishin për shkaqe natyrore, me një mesatare prej 376 vdekjesh në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat