Digjet një ndërtesë shumëkatëshe në një qytet në Rusi, evakuohen mbi 100 fëmijë

Evropë

Digjet një ndërtesë shumëkatëshe në një qytet në Rusi, evakuohen mbi 100 fëmijë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 21:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ndërtesë shumëkatëshe ka marrë flakë në qytetin e Anapas.

Raportohet se 440 persona, duke përfshirë 112 fëmijë, janë evakuuar nga një pallat i djegur në qytetin rus.

Sipas dëshmitarëve okularë, zona e zjarrit u zgjerua dhe kati nën çati i ndërtesës filloi të shembet.

Gjithashtu thuhet se sipërfaqja që është djegur përfshin një mijë metra katrorë.

Theksojmë se tashmë zjarri është lokalizuar në saje të angazhimit të 30 zjarrfikësve, njoftoi Ministria ruse e Situatave Emergjente.

Ndryshe, autoritetet ruse kanë nisur hetimet dhe së shpejti do të dalin me rezultatet e para rreth incidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat