Serbia furnizohet me sistemin anti-dronë rus, Vuçiq mburret

Evropë

Serbia furnizohet me sistemin anti-dronë rus, Vuçiq mburret

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 17:13
Serbia furnizohet me sistemin anti-dronë rus

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se janë pajisur me sistemin rus anti-dron i njohur si “Repelent”.

Ai sot vizitoi hapësirat e pajisjeve të cilat u prezantuan për herë të parë para publikut, në ekspozitën e armëve dhe pajisjeve ushtarake serbe, në kompleksin e kalasë së Nishit, shkruan B92.

Sipas tyre “Repelent”, është një sistem rus që mund të shtypë ose shkatërrojë tufat e zbulimit, spiunimit të mjeteve ajrore pa pilot dhe dronëve, në një territor prej 30 kilometrash.

“Ka ardhur Repelent. Ky është Repelent. Nuk është aq i fortë sa Krasuha, por është i shkëlqyer”, theksoi Vuçiq.

Sistemi peshon më shumë se 20 tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat