Vdekja e Navalnit, reagon BE: Regjimi rus përgjegjës, luftëtarët shuhen por…

Evropë

Vdekja e Navalnit, reagon BE: Regjimi rus përgjegjës, luftëtarët shuhen por…

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 13:42
Alexei Navalny

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny ndërroi jetë këtë të premte 16 shkurt në ambientet e burgut, ku ishte transferuar në Arktik.

Në lidhje me lajmin ka reaguar dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili bën fajtor për vdekjen regjimin e presidentit Vladimir Putin. Përmes një postimi në facebook Michel i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe nënvizon se luftëtarët vdesin, por lufta për lirir nuk mbaron kurrë.

“Alexei Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij, ai bëri sakrificën e fundit. BE-ja e konsideron regjimin rus si përgjegjës të vetëm për këtë vdekje tragjike. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij. Dhe atyre që luftojnë për demokraci në mbarë botën në kushtet më të errëta. Luftëtarët vdesin. Por lufta për liri nuk mbaron kurrë”, shkroi në “X” Michel.

Navalny u dënua me 19-vite burg nën akuza për ekstremizëm.

Navalni ishte një akivist kundër korrupsionit, i cili u bë figura kryesore e opozitës kundër Vladimir Putinit në Rusi, duke organizuar protesta kundër Kremlinit.

Kritiku i ashpër i Putinit u bë i njohur për herë të parë si bloger në vitin 2010, duke publikuar hetime për korrupsionin në Rusi, me videot e tij që mblodhën miliona shikime në internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat