Spanjë, zjarr në një shtëpi të moshuarish në Madrid, vdesin dy gra plagosen 10 të tjerë

Evropë

Spanjë, zjarr në një shtëpi të moshuarish në Madrid, vdesin dy gra plagosen 10 të tjerë

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Dy gra vdiqën dhe të paktën 10 persona u plagosën kur një zjarr shpërtheu në një shtëpi pleqsh në Madrid herët këtë mëngjes, raportoi AFP, duke cituar shërbimet e shpëtimit.

Zjarrfikësit shuan zjarrin, i cili shpërtheu rreth orës 7 të mëngjesit me orën lokale, në këtë hapësirë, ku strehohen 40 të moshuar dhe mundën të shpëtojnë banorët e tjerë, me ndihmën e policisë, shpjegohet në një video në X Isabel Casado, një përfaqësues zyrtar i shërbimeve në Madrid.

Njëra prej të plagosurave është në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar djegie, ndërsa të tjerët janë shtruar në spital, pasi kanë thithur tym, sqaroi ajo.

Sipas zjarrfikësit Jose Luis Castillo, zjarri filloi në një dhomë në katin e parë dhe së shpejti kati i dytë u “mbyt nga tymi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat