LIVE: Trupa të NATO-s në Ukrainë/ Ky shtet përforcon idenë e Macron -it - Rusët po luftojnë krah Ukrainës, reagon Putini!

Evropë

LIVE: Trupa të NATO-s në Ukrainë/ Ky shtet përforcon idenë e Macron -it - Rusët po luftojnë krah Ukrainës, reagon Putini!

Nga: Bota sot Më: 20 mars 2024 Në ora: 06:24 Përditësuar në ora: 17:39 më 20.03.2024
Ushtarë britanezë

Rusët po luftojnë në krah të Ukrainës, reagon për herë të parë Putin

Vladimir Putin ka urdhëruar shërbimet e sigurisë të gjurmojnë qytetarët rusë që luftojnë në ushtrinë e Ukrainës.

Duke folur sot në një takim të bordit të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), udhëheqësi rus tha se ata që luftuan për Ukrainën ishin “tradhtarë” dhe nuk do të kishte “asnjë mëshirë” për ta.

“Kërkoj, siç ka qenë gjithmonë në historinë tonë, që të mos harrojmë se cilët janë, t’i identifikojmë me emra. Do t’i ndëshkojmë pa asnjë parashkrim, kudo që të ndodhen”, tha ai, shkruan skynews.

Putin gjithashtu krahasoi rusët që luftonin për Ukrainën me Ushtrinë Çlirimtare Ruse, e cila luftoi së bashku me Gjermaninë naziste kundër Ushtrisë së Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Sa për këta tradhtarë, zotërinjtë e tyre aktualë nuk u kursejnë mëshirë. Ata dërgohen drejt e në betejë si mish për top. Ata marrin atë që meritojnë”, deklaroi 71-vjeçari.

Ndryshe, tri grupe të ndryshme të rusëve po luftojnë kundër Kremlinit dhe tashmë raportohet se kanë marrë nën kontroll një fshat brenda Rusisë.

Nuk mund të përjashtohet dërgimi i trupave britanike në Ukrainë, thotë ministri i mbrojtjes Wallace

Nuk mund të përjashtohet dërgimi i trupave britanike në Ukrainë, ka thënë ish-ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Në një intervistë me Times Radio, Wallace tha se “njerëzit duhet të dinë se sa i rrezikshëm është Vladimir Putin” dhe gjashtë vite të tjera të liderit rus nënkuptonin “më shumë pasiguri”.

Ai tha se kjo do të thoshte se forcat e armatosura perëndimore duhet të ishin “të përshtatshme”, raporton skynews.

I pyetur nëse trupat e NATO-s mund të përjashtohen nga luftimet në Ukrainë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron tha se “asgjë nuk duhet të përjashtohet”, Wallace tha se “ne duhet të përdorim atë frazë, nuk mund t’i përjashtojmë ato”.

“Në fund të fundit, një pjesë e parandalimit është paqartësia… mbajtja e kundërshtarit me hamendje se sa larg do të shkonim dhe çfarë do të bënim. Kjo është ajo që Putini e bën me mjeshtëri – ai i mban të gjithë të hamendësojnë. Është e rëndësishme që ne të mos mbyllim kurrë rrugët. Nuk do të thotë të themi se do ta bëjmë domosdoshmërisht, por është e rëndësishme që t’i mbajmë njerëzit të hamendësojnë”, pohoi ai.

“Përjashtimi i gjërave është mënyra se si kundërshtarët tanë na shtyjnë në qoshe. Mendoj se gjëja më e mirë është të sigurohemi që ai [Putin] të kuptojë se ne mendojmë se ajo që po bën në Ukrainë është shumë, shumë serioze. Unë mendoj se presidenti Putin – dhe ne sapo e pamë këtë nga zgjedhjet e rreme – është më i afërt me Adolf Hitlerin që kemi pasur në këtë brez”, shtoi ministri britanik.

Ndryshe, Polonia ka mbështetur mendimin e presidentit francez për dërgimin e forcave në Ukrainë, e cila po lufton me Rusinë që nga viti 2022.

Fitorja e Putin alarmon Perëndimin, publikohet “lista e turpit”, ja liderët që uruan presidentin rus

Pas një fitoreje tjetër bindëse të Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën në Rusi, të gjitha fuqitë perëndimore e cilësuan atë fitore si të padrejtë dhe jodemokratike, shkruan “The Guardian”. Zgjedhjet theksuan më tej "sa i thellë është represioni në Rusi", tha ministri i Jashtëm britanik, David Cameron. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se burgosja dhe skualifikimi i kundërshtarëve të Putinit dëshmoi se i gjithë procesi ishte 'tepër jodemokratik'. Megjithatë, komentet e liderëve evropianë dhe amerikanë ishin në kontrast me urimet që erdhën nga disa vende aziatike, afrikane dhe të Amerikës Latine.Këto reagime diametralisht të kundërta nënvizojnë përçarjet gjeopolitike që janë bërë edhe më të theksuara që kur Rusia pushtoi Ukrainën dy vjet më parë, duke shkaktuar një krizë në marrëdhëniet me Perëndimin.

“Aleatët” e Putin

Presidenti kinez Xi Jinping e uroi Putinin për fitoren e tij dhe shtoi se Pekini do të vazhdojë të promovojë partneritetin "pa kufij" që goditi me Moskën pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën. Media shtetërore kineze nuk flet fare për dyshimin e procesit demokratik gjatë zgjedhjeve ruse dhe e karakterizon fitoren e Putinit si sjelljen e 'sigurisë në një botë të trazuar'. Kina dhe Rusia janë gjithashtu anëtarë të grupit BRICS, i cili synon t'i japë fund dominimit të SHBA-së në ekonominë globale duke bashkuar ekonomitë në zhvillim, duke përfshirë Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Indinë.Në vitet e fundit, India është përpjekur të pozicionohet si një fuqi globale. Vendi i ri më i populluar në botë, me ekonominë e pestë më të madhe dhe me rritjen më të shpejtë, është mirëpritur krahëhapur nga liderët perëndimorë, pavarësisht se vendi po hyn në një periudhë të rënies demokratike dhe rritjes së autoritarizmit nën sundimin e Modit. India është bërë gjithashtu blerësi më i madh i vetëm i naftës ruse.Rafinerët indianë përfituan nga çmimet dukshëm më të ulëta pasi Evropa ndaloi importet e naftës ruse. Në këtë mënyrë, India ndihmoi në zbutjen e goditjes së sanksioneve perëndimore kundër Moskës.Fitorja e Putinit u festua edhe nga krerët e vendeve të Amerikës Latine, historikisht kundër SHBA.

Lulëzimi i autokracive

E gjitha kjo tregon se ka një “aleancë” midis autokracive, të cilat sa vine dhe gjejnë edhe më shumë terren. Që nga viti 2006, Fondacioni Bertelsmann ka vlerësuar rreth 140 vende çdo dy vjet bazuar në atë nëse ato po zhvillohen drejt demokracisë apo autokracisë. Studimi aktual tregon: autokracitë tani janë në shumicë, shkruan Deutsche Welle. Sipas një studimi të ri, cilësia e demokracisë është përkeqësuar gjatë 20 viteve të fundit në 137 vende që mund të përshkruhen si në zhvillim ose të ashtuquajtura. vendet në zhvillim. Sipas "Transformation Index of the Bertelsmann Foundation", tani kemi 63 demokraci kundrejt 74 autokracive - pra, vende në të cilat nuk ka zgjedhje të lira apo një shtet ligjor funksional. Vetëm në dy vitet e fundit, të shënuara nga situata e re gjeopolitike, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe pandemia e koronavirusit, zgjedhjet në 25 vende ishin më pak të lira dhe të drejta se më parë. Liria e shprehjes dhe liria e shtypit kufizohen gjithnjë e më shumë në 39 vende.

Bota në rrezik

Veprimet qytetare nga njerëzit që mbështesin zgjedhjet e lira, lirinë e shtypit dhe ndarjen e pushteteve mbeten vendimtare kur bëhet fjalë për kundërshtimin e tendencave autokratike. Nëse këtu ka presion të vazhdueshëm, mbrojtja kundër tendencave autokratike mund të jetë e suksesshme. Studimi citon zgjedhjet e fundit në Kenia dhe Zambia, si dhe në Poloni dhe Moldavi si shembuj.Ndikimet kulturore ose fetare luajnë një rol të vogël.Nuk ka asnjë mekanizëm automatik për ta parandaluar këtë”. Prandaj, përfundimi i studimit nuk është befasues: të gjitha vendet në fakt janë akoma më të mira nëse kanë demokraci dhe shtet ligjor. Dhe aty ku demokracia tashmë funksionon, qeveritë, sipas studimit, duhet të kërkojnë consensus.Edhe pse kjo do të jetë gjithnjë e më e vështirë në një klimë të polarizuar.

Norvegjia vendos sanksione të reja kundër Rusisë, kjo është shumë pak dhe tepër vonë!

Të dielën, Putin fitoi zgjedhjet në Rusi, të martën në mëngjes ishin të gatshme disa sanksioneve të reja perëndimore kundër regjimit në lindje. 

Sanksionet ishin arma magjike që do të dobësobej lufta  ruse kundër Ukrainës. Interesat ekonomike dhe fuqia perëndimore duhet të kishin pëmbysë tregtinë e Putinin që ai të gjunjëzohej. Përkundrazi ekonomia ruse është dëshmuar të jetë jashtëzakonisht e qëndrueshme, dhe  tani Putini mund ta prekë hundën për inat të Perëndimit! 

Perëndimi ishte shumë i pavendosur në kohën më të rëndësishme! 

"Fokusi i paketës së dymbëdhjetë dhe të trembëdhjetë të sanksioneve janë ndalimet e mëtejshme të importit dhe eksportit kundër Rusisë, luftimi i anashkalimit të sanksioneve dhe mbyllja e zbrazëtirave", shpjegon Ministri i Jashtëm Espen Barth Eide të martën kur u bë e qartë se Norvegjia po ndjek linjën e BE-së.

Ka arsye për të pyetur veten se, pse ka nevojë për të dalë me paketë pas pakete sanksionesh në këto dy vitet? Pse masat e para ekonomike ishin kaq të dobëta, kaq të shpuara dhe joefektive? Masat e domosdoshme (të cilat nuk u aprovuan)  mund të kishin efektin më të madh në fazën e parë të luftës, kur morali i popullsisë ruse ishte më i ndjeshëm ndaj mungesave dhe recesionit, dhe industria ruse nuk kishte ende kohë për t'u përshtatur.

A ishin pengesë interesat dhe nevojat tona financiare për të vendosur masa më efektive?

Pyetjet janë të shumta, por pavarësisht masave të shumta, BE-ja ka ulur vetëm importet nga Rusia me pak më shumë se 50 për qind, kurse nafta, gazi, çeliku dhe plehrat ende po blihen! Prandaj duket se BE-ja u shfaqë si një zbatues i pafuqishëm i sanksioneve ekonomike kundër regjimit terrorist të Putinit. Por edhe SHBA-ja, e cila pothuajse ka reduktuar plotësisht importet e saj, ka rezultuar se ka pak ndikim në ekonominë ruse, pra sanksionet perëndimore kanë rezultuar të pafuqishme.

Është bërë shumë pak, dhe shumë vonë, sepse Perëndimi ishte shumë i pavendosur në kohën më të rëndësishme. Kina dhe India kanë marrë përsipër tregtinë e energjisë, naftës dhe gazit rus, kjo ka rritur importet e saj nga Rusia me mbi 150 për qind. Ajo i ka dhënë ekonomisë ruse qëndrueshmëri, ngase rusët mund të blejnë shumicën e asaj që u nevojitet nga Pekini, (makina, telefona celularë dhe pjesë armësh). Eksportet në Indi janë rritur me mbi 50 për qind, një rrjedhë e pakontrolluar globale e mallrave përmes rrugëve të reja tregtare kanë krijuar gjithashtu importe të mëdha ruse të mallrave ilegale perëndimore. Nga e gjithë kjo duket se regjimi i sanksioneve tregon se Perëndimi nuk dikton më axhendën globale.

U aludua se po përgatitet të dërgojë 2.000 trupa në Ukrainë, reagon Franca

Ministria franceze e Mbrojtjes ka mohuar pretendimet e Rusisë se Franca po përgatitet të dërgojë 2.000 trupa në Ukrainë.

Komentet e kreut të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) janë "tregues të përdorimit sistematik të taktikave të dezinformimit masiv nga Rusia", tha ministria në një deklaratë me shkrim.

Gjithashtu, në deklaratë theksohet se duhet pasur kujdes maksimal për të mos rënë pre e manipulimeve të tilla.

Kreu i SVR-së, Sergey Naryshkin, pohoi të martën se Franca po përgatitet të dërgojë një kontingjent prej 2.000 trupash në Ukrainë.

Në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Naryshkin pretendoi se presidenti francez Emmanuel Macron po fsheh numrin e vërtetë të ushtarëve francezë të vrarë tashmë në Ukrainë për të shmangur protesta masive në vendin e tij.

Muajin e kaluar, Macron refuzoi të përjashtonte dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, ku Rusia nisi "operacionin special ushtarak" dy vjet më parë. Ideja, megjithatë, u refuzua nga vendet aleate.

Zelensky: Rusia përdori 130 lloje raketash në Ukrainë që nga fillimi i marsit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se Rusia ka përdorur 130 lloje të ndryshme raketash kundër Ukrainës që nga fillimi i marsit, teksa konflikti i cili hyri në vitin e tretë muajin e kaluar po vazhdon.

“Çdo ditë dhe natë, Rusia përdor drone, raketa dhe bomba të drejtuara… Që nga fillimi i marsit, trupat ruse kanë përdorur 130 lloje të ndryshme raketash, mbi 320 drone Shahed dhe gati 900 bomba ajrore të drejtuara,” tha Zelensky në një postim në X.

Ai tha se Ukraina ka treguar se është në gjendje të rrëzojë me sukses raketat dhe dronët rusë, si dhe të shkatërrojë avionët ushtarakë rusë, por bëri thirrje për më shumë mbështetje ushtarake.

“Megjithatë, ne kërkojmë më shumë mbrojtje, veçanërisht një numër plotësisht realist të sistemeve të mbrojtjes ajrore që partnerët tanë posedojnë. Patriotët dhe sistemet e tjera duhet të bëjnë atë për të cilën janë projektuar: të mbrojnë jetët, jo të mbledhin pluhur në ruajtje,” tha ai. “Dhe dua të falënderoj të gjithë në botë që e kuptojnë këtë dhe na ndihmojnë të shpëtojmë jetë.”

Vërejtjet e Zelesnky vijnë përpara një samiti dy-ditor të Këshillit Evropian të planifikuar për 21-22 mars për të diskutuar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

BE thotë se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje politike, financiare, ekonomike, humanitare, ushtarake dhe diplomatike “për aq kohë sa të duhet”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se SHBA “nuk do të lejojë që Ukraina të dështojë”, pasi Kongresi vazhdon të vonojë fondet kritike për ndihmën për Ukrainën.

Putin akuzon Ukrainën për “përdorimin e metodave terroriste sipas udhëzimeve të Perëndimit”

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Ukraina “u është drejtuar metodave terroriste sipas udhëzimeve të Perëndimit”.

Duke folur në një takim të zgjeruar të Shërbimit Federal të Sigurisë ( FSB ), Putin tha se Perëndimi dikur “ka përdorur në mënyrë aktive lloje të ndryshme të grupeve radikale, terroriste ndërkufitare në avantazhin e tij, duke përfshirë inkurajimin e agresionit të tyre kundër Rusisë”.

Nuk është çudi që Kievi i udhëhequr nga Perëndimi po përdor metoda terroriste, tha Putin, duke përmendur sulmet ndaj civilëve, tentativat për vrasje ndaj zyrtarëve qeveritarë dhe figurave publike, përpjekjet për të rekrutuar autorë të sabotazhit dhe sulmeve terroriste në objektet kritike të infrastrukturës në Rusi.

Rusia nisi “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë dy vjet më parë, dhe që atëherë Perëndimi e ka mbështetur Kievin përmes mjeteve ekonomike, ushtarake dhe humanitare .

Presidenti rus urdhëroi FSB-në të forcojë kufijtë shtetërorë, veçanërisht në rajonet në kufi me Ukrainën.

Putin u bëri thirrje zyrtarëve të dyfishojnë përpjekjet që synojnë neutralizimin e aktiviteteve subversive të shërbimeve të huaja të inteligjencës, mbrojtjen e informacionit konfidencial të natyrës strategjike, duke përfshirë sistemet e menaxhimit shtetëror dhe ushtarak , teknologjitë e avancuara dhe terrenin premtues në ushtri dhe fusha të tjera.

“Armiku e sheh që ne i kemi të gjitha, po zhvillohet me shpejtësi dhe natyrisht si gjithmonë po punon në këtë drejtim kundër nesh”, theksoi ai.

Duke iu kthyer njoftimit të një numri të ambasadave perëndimore në Rusi për një alarm për kërcënim terrorist, Putin i quajti ato “sinqerisht provokuese”.

“E gjithë kjo i ngjan shantazhit të drejtpërdrejtë dhe synimit për të frikësuar dhe destabilizuar shoqërinë tonë”, tha ai.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Elle Pamfilova tha më herët se alarmi i kërcënimit terrorist kishte për qëllim të zvogëlonte pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Putini fitoi zgjedhjet e 15-17 marsit me shumicë.

Inteligjenca ruse: Franca po përgatit 2000 trupa për t’i dërguar në Ukrainë

Drejtori i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës ruse, Sergey Naryshkin, ka thënë se Rusia ka informacione se Franca tashmë po përgatit një kontigjent ushtarak për t’u dërguar në Ukrainë.

Ai deklaroi se francezët fillimisht do të dërgojnë rreth 2000 trupa ndërsa numri mund të rritet.

Sipas Naryshkin, një njësi kaq e madhe nuk do të mund të transferohet në mënyrë diskrete, kështu që do të bëhet “një objektiv për ushtrinë ruse”, shkruan themoscowtimes.

Muajin e kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se nuk do ta përjashtonte idenë e dërgimit të trupave evropiane në Ukrainë – megjithëse ai paralajmëroi se “asnjë konsensus” nuk është rënë dakord mes aleatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat