Sllovenia dëbon një diplomat rus, reagon Moska

Evropë

Sllovenia dëbon një diplomat rus, reagon Moska

Më: 21 mars 2024 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka njoftuar të enjten ambasadën ruse në Lubjanë se një nga diplomatët e saj është shpallur persona non grata dhe se ka afat deri më 28 mars të largohet nga vendi.

Ministria sllovene deklaroi se këtë vendim e ka marrë në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike për shkak të aktiviteteve që nuk janë në përputhje me statusin e tij si diplomat.

Mediat vendase raportuan se personi në fjalë është zëvendës atasheu ushtarak i Ambasadës Ruse, Sergej Lemeshev.

Në prill të vitit 2022, Sllovenia i kërkoi Rusisë që të reduktonte stafin në ambasadën në Lubjanë në të njëjtin numër anëtarësh të ambasadës sllovene në Moskë.

Pala ruse do t’i përgjigjet dëbimit të punonjësit të ambasadës ruse në Slloveni, tha Ministria e Punëve të Jashtme ruse për RIA Novosti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat