​Të paktën 14 të vrarë në një sallë afër Moskës

Evropë

​Të paktën 14 të vrarë në një sallë afër Moskës

Më: 22 mars 2024 Në ora: 20:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në sallën e koncerteve Crocus City Hall pranë Moskës, pati të shtëna dhe u dëgjua një shpërthim, njoftuan sot agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar shërbimet e urgjencës.

The Guardian raporton se të paktën 14 persona u vranë në sulm.

Disa persona hapën zjarr me armë automatike mbi civilët në hollin e sallës. Mediat ruse raportuan për një shpërthim dhe zjarr në ndërtesën ku ndodhën të shtënat.

Në vendngjarje kanë mbërritur 50 autoambulanca dhe forca speciale të Gardës Kombëtare ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat