Tmerri në Suedi: Identifikohet sulmuesi që vrau pesë persona

Evropë

Tmerri në Suedi: Identifikohet sulmuesi që vrau pesë persona

Nga: BOTA SOT Më: 7 prill 2017 Në ora: 15:54
Dëshmitarët kanë treguar se janë dëgjuar të shtëna.

(E plotësuar) - Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në Stokholm pas sulmit me kamion mbi këmbësorët, me ç’rast vdiqën pesë persona dhe u lënduan shumë të tjerë.

Policia suedeze e ka bërë publike fotografinë e të dyshuarit.

Image
Personi qe dyshohet te jete autor i sulmit

Momenti kur policia arreston të dyshuarin

Mediat kanë publikuar edhe pamjet nga momenti kur Policia e Suedisë e ka arrestuar një të dyshuar për sulmin në Stokholm.

Nga incidenti, deri më tani mediat raportojnë se janë 5 persona të vdekur, kurse edhe shumë të tjerë janë të lënduar.

Kryeministri i Suedisë, ka thënë se të gjitha rrethanat tregojnë se ky ishte një sulm terrorist.

 Policia u ka bërë thirrje qyetarëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Image
Policia duke arrestuar te dyshuarin

Pamje të rënda nga Suedia, ja momenti i sulmit

Së paku pesë persona kanë vdekur kur një kamion ka përplasur turmën afër një qendre tregtare në Stokholm të Suedisë.

Raportohet se policia suedeze deri më tani ka arrestuar një të dyshuar, përcjell Bota sot.

Kryeministri suedez e ka cilësuar këtë si sulm terrorist.

Në media është publikuar edhe momenti kur ka ndodhur sulmi.

Publikohen pamjet e reja të sulmit me kamion në Suedi

Mediat botërore kanë publikuar pamjet nga sulmi në Stokholm të Suedisë, i cili besohet se la të vdekur së paku pesë persona, përcjell Bota sot.

Kryeministri Stefan Lofven, duke reaguar menjëherë pas sulmit me kamion në Stokholm, ka thënë se të gjitha indikacionet tregojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë, derisa qendra e Stokholmit është bllokuar për qarkullim.

Tmerri në Suedi: Shkon në pesë numri i të vdekurve

Deri në pesë njerëz besohet të jenë vrarë në një sulm terrorist, kur një kamion i vjedhur përplasi blerësit sot në Stokholm.

Policia tha se automjeti u përplas me një grup të njerëzve në rrugë jashtë një qendre tregtare, raporton Daily Mail, përcjell Bota asot.

Qindra blerës janë parë duke ikur për jetën e tyre, pasi kamioni përplasi turmën në qoshe të ndërtesës.

Dëshmitarët treguan se pati të shtëna, ndërsa shoferi i veshur me një kapuç, mendohet të jetë  arrestuar. Ka pasur edhe raporte të shtëna në një incident të dytë.

Incidenti ndodhi në Ahlens Mall në Klarabergsgatan.

Image
Pamje nga sulmi

Kryeministri i Suedisë: Sulmi me kamion është një “sulm terrorist”

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, duke reaguar menjëherë pas sulmit me kamion në Stokholm, ka thënë se të gjitha indikacionet tregojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Gjithashtu, sipas medieve të huaja, edhe Agjencia e Inteligjencës e Suedisë e ka përshkruar sulmin me kamion si një sulm dhe jo si një aksident.

Ndryshe, së paku tre persona kanë gjetur vdekjen, kur një shofer me kamion ia kishte “mësyrë” një turme njerëzish në qendër të kryeqytetit të Suedisë, Stokholm.

Po sipas medieve të huaja, sulmi kishte ndodhur në një nga rrugët në qendër të Stokholmit, në të cilin janë dëgjuar edhe të shtëna.

Deri më tani, përveçse tre të vdekurve dhe disa të lënduarve, sipas dëshmitarëve, sulmuesi është larguar.

Tmerr në Suedi: Kamioni godet turmën, tre të vdekur

Së paku tre persona janë vrarë kur një kamion ka përplasur blerësit në Stokholm të Suedisë.

Policia tha se automjeti përplasi një grup të njerëzve në rrugë jashtë një qendre tregtare, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Dëshmitarët kanë treguar se janë dëgjuar të shtëna.

Incidenti ndodhi në një nga rrugët kryesore të këmbësorëve në qytet, pak para 15:00 sipas kohës lokale (14:00 GMT).

Incidenti ndodhi pranë qendrës tregtare “Ahlens Mall”, e cila është rrethuar tashmë nga policia suedeze./BS/

Image
Pamje nga vendngjarja
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat