Zbulohet në Itali rreth 2 milionë euro kokainë - Bota Sot
Zbulohet në Itali rreth 2 milionë euro kokainë

Evropë

Zbulohet në Itali rreth 2 milionë euro kokainë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 14:07
Kokaina u zbulua gjatë patrullimit në brigjet e Pantellerisë

Një sasi e madhe lënde narkotike është gjetur e fshehur në shkëmbinjtë e bregdetit të Siçilisë, në Itali.

Më konkretisht një çantë me 24 kilogramë kokainë, u gjet këtë të shtunë në territorin shkëmbor të komunës së Pantellerisë, në provincën e Trapanit, zonë e cila mund të arrihet vetëm përmes detit.

Lënda narkotike ishte futur brenda një çante që nuk lejon depërtimin e ujit si dhe ishte lidhur në një shkëmb.

Dyshohet se lënda narkotike e ndarë në 20 pako, kap një vlerë prej rreth 2 milionë euro dhe mendohet se ishte fshehur për t’u marrë nga trafikantët.

Kokaina u zbulua gjatë patrullimit në brigjet e Pantellerisë, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Dyshohet se lënda narkotike mund të ketë mbërritur nga Afrika, për tu shpërndarë në tregun italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...