Dorëhiqet Angela Merkel, CDU në kërkim të liderit... - Bota Sot
Dorëhiqet Angela Merkel, CDU në kërkim të liderit...

Evropë

Dorëhiqet Angela Merkel, CDU në kërkim të liderit...

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 10:53
Kancelarja Angela Merkel

Sipas të dhënave nga qarqet brenda CDU-së, kancelarja Angela Merkel nuk do të kandidojë më në kongresin e partisë në dhjetor. Por ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane.

Pas dështimit të CDU-së në zgjedhjet e Hessenit, ku partia konservatore megjithëse doli forca kryesore pësoi humbje të ndjeshme dyshifrore, kancelarja Merkel nuk do të kandidojë më si kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU në kongresinë e partisë në dhjetor në Hamburg. Këtë e bëjnë të ditur agjencitë gjermane të lajmeve duke iu referuar qarqeve brenda partisë.

Këtë vendim Merkel ua ka bërë të ditur politikanëve kryesorë të CDU-së gjatë një mbledhjeje të presidiumit. Megjithatë ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane. Merkel kryesoi prej 18 vitesh partinë konservatore, CDU, dhe prej 13 vitesh është kancelare e Gjermanisë./dw

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...