Ukraina ua ndalon hyrjen burrave rusë nga mosha 16 deri në 60 vjeç

Evropë

Ukraina ua ndalon hyrjen burrave rusë nga mosha 16 deri në 60 vjeç

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 09:54
Petro Poroshencko

Ukraina nuk do të lejojë burrat rusë mes moshës 16 – 60 vjet që të hyjnë brenda kufijve të saj.

Kjo vjen vjen pas konfliktit në mes të Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi, ku forcat ruse hapën zjarr ndaj tre anijeve ukrainase, shkruan BBC.

Presidenti ukrainas Petro Poroshencko ka thënë se vendimi për t’ua ndaluar hyrjen burrave rusë në Ukrainë është marrë në mënyrë që të parandalojnë formimin e “ushtrive private” që ta luftojnë shtetin e tyre.

Përjashtime do të ketë vetëm për “rastet humanitare” të atilla si udhëtimet për të qenë pjesë  e ceremonive mortore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat