Përplasje vdekjeprurëse e trenit të shpejtë në Ankara - Bota Sot
Përplasje vdekjeprurëse e trenit të shpejtë në Ankara

Evropë

Përplasje vdekjeprurëse e trenit të shpejtë në Ankara

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 21:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet turke thanë se nje tren i shpejtë u përplas me një lokomotivë të enjten në Ankara, duke lënë pas vetes 9 të vdekur dhe 47 të plagosur.

Prefekti i Ankarasë, Vasip Sahin, u tha gazetarëve se treni që udhëton nga Ankaraja për në qytetin Konya në Turqinë qendrore, u përplas me lokomotivën në stacionin e vogël Marsandiz.

Televizioni privat NTV tha se të paktën dy vagonë dolën nga binarët.

Prefekti Sahin tha fillimisht se katër veta kanë humbur jetën. Zyra e tij më pas lëshoi një komunikatë në të cilën thuhet se 7 veta vdiqën përfshirë edhe drejtuesin e trenit dhe se tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Më pas numri i të vdekurve u rrit në 9 syresh.

Në pamjet televizive shihen punonjësit e shërbimeve të emergjencave duke bërë përpjekje të nxjerrin udhëtarët nga vagonët e shkatërruar.

“Shpresojmë të mos ketë viktima të tjera”, tha prefekti Sahin, sipas të cilit kanë filluar hetimet për shkaqet që çuan në këtë aksident.

Në Konya, rreth 260 kilometra në jugperëndim të Ankarasë është varri i poetit Jalaladdin Rumi, i cili tërheqë mijëra pelegrinë dhe turistë./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...