Llorente pranë rikthimit te Juventusi

Futboll

Llorente pranë rikthimit te Juventusi

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 08:34
Fernando Llorente

Fernando Llorente mund të kthehet te Juventusi në janar pas një periudhe zhgënjyese te Napoli, megjithëse interesim ka shprehur edhe Sampdoria.

Sipas Sky Sport Italia, 35-vjeçari është në listën e Zonjës së Vjetër që kërkon një sulmues me karakteristika të përafërta me Alvaro Morata.

Në rast se ndodh, ky do të ishte një rikthim i spanjollit në Torino, ku ka luajtur gjatë viteve 2013-2015 duke shënuar 27 gola në 92 paraqitje.

Llorente ka luajtur vetëm 19 minuta për Napolin këtë sezon, ashtu që pritet të largohet gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sampdoria është skuadra që i konkurron Juves për shërbimet e sulmuesit, i cili e ka të njëjtin agjent me Paulo Dybalan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat