Naingolan flet si lojtar i Cagliarit

Futboll

Naingolan flet si lojtar i Cagliarit

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 15:56
Naingolan flet si lojtar i Cagliarit

Raxha Naingolan do të kthehet tek Cagliarit, pas dëmtimit serioz që pati mesfushori Rog që kushtëzoi ekipin sard të hidhej menjëherë në merkato me Naingolanin në krye të listës.

“Ninja” udhëtoi ditën e sotme për në Romë për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore përpara se të transferohet tek skuadra nga Sardenja për të tretën herë në karrierë, ai ka folur për herë të parë sot si lojtar kuqeblu:

“Jam i lumtur që u riktheva tek Kaljari. Keqardhje oër Interin?

Gjithmonë kam qenë në dispozicion, por nuk kam patur mundësinë.”, tha mesfushori belg gjatë ekzaminimeve në “Villa Stuart”.

Interi do t’a huazojë Naingolanin për 6 muaj tek Kaljari, dhe belgu do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Eusebio Di Françesko që të jetë gati për ndeshjen e së dielës pasdite ndaj Napolit në “Sardegna Arena”.

Nga ana tjetër Interi pret që Kaljari të blejë përfundimisht “Ninja”-n në fundin e sezonit, ose duke përfshirë ndonjë shkëmbim lojtarësh si portieri Alesio Kranjo që jo pak herë është ndjekur me kujdes nga drejtuesit zikaltër si zëvendësuesi ideal i Samir Handanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat