Nesër mbyll aventurën me Romën, “Zorro” drejt kalimit në Angli

Futboll

Nesër mbyll aventurën me Romën, “Zorro” drejt kalimit në Angli

Më: 23 maj 2021 Në ora: 13:10
Paulo Fonseca

Ndeshja jashtë fushe me Spezian do të jetë për Paulo Fonseca e fundit si trajner i Romës. Portugezi do të largohet për t’i lënë vendin një portugezi edhe më të famshëm e fitues, Jose Mourinhos.

“Special One” nuk qëndroi shumë gjatë pushim pas shkarkimit nga Tottenham dhe sezonin e ardhshëm do e shohim sërish në Serie A. Po Fonseca? Në Serie A e pëlqen Fiorentina.

Interesim ka edhe nga Premier League. Daily Mirror raporton se Wolves është gati t’i besojë stolin, aty ku do të zëvendësojë Nuno Espirito Santo.

“Ujqit” kanë në përbërje një koloni të madhe me lojtarë portugezë, diçka që do ia lehtësonte trajnerit përshtatjen tek ekipi i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat