Shfaqet hipoteza e kthimit te Juventusi

Futboll

Shfaqet hipoteza e kthimit te Juventusi

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 11:29
Shfaqet hipoteza e kthimit te Juventusi

Ai sapo ka përfunduar një sezon për t’u harruar te Barcelona. Në fakt, mesfushori boshnjak nuk ishte në gjendje të luante titullar te katalanasit, duke mos u ndier aspak mirë për transferimin e verës së kaluar. Prandaj, Miralem Pjanic po mendon të kthehet te Juventusi, aty ku vitet e fundit ka udhëhequr mesfushën bardhezi. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, mes shumë mesazheve të marra ditën e kthimit të tij te Juventusi, njëri ishte nga mesfushori boshnjak.

Pjanic, i cili ka vetëm 19 paraqitje në La Liga, vetëm 6 prej të cilave si startues, do të ishte i lumtur të kthehej në Torino dhe ta vinte veten përsëri në dispozicion të një trajneri që ishte në gjendje ta përmirësonte atë dhe me të cilin fitoi shumë. Pra, hipoteza e një kthimi të bujshëm te Juventusi, një vit pas ndarjes, nuk duhet të hidhet poshtë.

Pjanic padyshim që do të përfaqësonte një repart të rëndësishëm, mesfushën e Juves, por çështja e tij do të trajtohet në ‘samitin’ e parë të merkatos, që do të ulë në një tryezë Allegri, Federico Cherubini dhe drejtuesit e klubit bardhezi.

Trajneri i Juventusit është në favor të hipotezës së rikthimit të një lojtari, që ai tashmë e njeh mirë, por duket e nevojshme të gjendet formula e duhur, që i kënaq të gjitha palët e përfshira në operacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat