Manchester United nuk i ndahet Sanchos, transferimi mund të kompletohet në afatin kalimtar veror

Futboll

Manchester United nuk i ndahet Sanchos, transferimi mund të kompletohet në afatin kalimtar veror

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:21
Jadon Sancho

Manchester United është në bisedime me Borussia Dortmund mbi një marrëveshje për Jadon Sancho, megjithëse një marrëveshje nuk është e afërt.

Djajtë e Kuq shënjestruan Sanchon vitin e kaluar, por nuk ishin të gatshëm të përmbushin vlerësimin e Dortmundit prej 120 milion € për kartonin e lojtarit anglez.

Ky vlerësim me siguri do të bjerë tani kur dihet se 21-vjeçarit i kanë mbetur vetëm dy vjet nga kontrata e tij, megjithëse Dortmund do të kërkojë ende të nxjerrë një tarifë sa më të lartë nga Djajtë e Kuq gjatë negociatave.

Sipas ekspertëve të transferimit, ky vit mund të jetë vit i marrëveshjës së madhe mes dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat