“Nëse duhet të jem i sinqertë…”, Havertz zbulon ëndrrën befasuese të fëmijërisë

Futboll

“Nëse duhet të jem i sinqertë…”, Havertz zbulon ëndrrën befasuese të fëmijërisë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 12:22
Kai Havertz

Vetëm pak ditë më parë ka ngritur Champions League me Chelsea-n e tij në finalen e madhe kundër Manchester City-t.

Megjithatë, Kai Havertz ka patur në mendje një karrierë tjetër kur ka qenë shumë më i ri.

Gjatë një pyetje përgjigje të zhvilluar në Instagram-in e kombëtares gjermane, 21-vjeçari ka zbuluar dëshirat e tij të fëmijërisë.

“Nëse duhet të jem i sinqertë, kur kam qenë 12-13 vjeç, objektivi im ishte të bëhesha parukier”, ka thënë gjermani.

“Dy javë më parë, ndër të tjera, më është lejuar t’i pres flokët vëllait tim: e kam qethur mirë”.

Një ëndërr e realizuar përgjysmë. Megjithatë, duke parë rezultatet në fushë, mund të thuhet se zgjedhja që ka bërë për karrierën e tij nuk ka qenë edhe aq keq…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat