Ky është rivali i frikshëm i Prishtinës në Champions League 

Futboll

Ky është rivali i frikshëm i Prishtinës në Champions League 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2021 Në ora: 21:56
Ky është rivali i frikshëm i Prishtinës në Champions League 

Prishtina rrëzon Inter Escaldes nga Andorra dhe kualifikohet në rrethin e parë eliminator të Champions League.

Kampioni i Kosovës shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj skuadrës nga Andorra, që u zhvillua në stadiumin në Elbasan.

Prishtina tani e pret punë e vështirë ndaj skuadrës së njohur hungareze, Ferencvaros. 

Ndeshjet e para të rrethit të parë eliminator priten të luhen me 6-7 korrik dhe 13-14 korrik.

Në radhët e skuadrës së Ferencvaros luan edhe reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni. 

Ferencvaros është një rival i frikshëm, por Prishtina ka llogaritë e saja dhe sigurisht se do të tentojë t’i befasojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat