Fernandinho ka shtyrë edhe me një vit kontratën me ekipin e Manchester Cityt

Futboll

Fernandinho ka shtyrë edhe me një vit kontratën me ekipin e Manchester Cityt

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 11:52
Fernandinho ka shtyrë edhe me një vit kontratën me ekipin e Manchester Cityt

Mesfushori brazilian Fernandinho ka shtyrë edhe me një vit kontratën me ekipin e Manchester City. Kontrata e mëparshme skadonte më 30 qershor të këtij viti. Pra, pas 48 orësh.

Palët kanë konfirmuar marrëveshjen me mesfushorin 36-vjeçar që do të jetë nën urdhërat e trajnerit Pep Guardiola deri në verën e vitit 2022. Fernandihno luan prej 8 sezonesh me Manchester City dhe ky do të jetë viti i nëntë për të me “citizens”.

“Në mendjen time, puna ime te Manchester City s’ka përfunduar ende”, tha Fernandinho, që ka zhvilluar 350 ndeshje me kampionët e Anglisë dhe fituar 12 trofe.

Ai është një nga lojtarët më të besuar të trajnerit Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat