Sadiki forcon mbrojtjen e Borecit

Futboll

Sadiki forcon mbrojtjen e Borecit

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 14:07
Sadiki forcon mbrojtjen e Borecit

Skuadra e Borecit konfirmoi edhe një përforcim të ri në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Nehar Sadikin, ish futbollistin e Rabotniçkit, Renovës, Euromilkut dhe Milanos nga Kumanova.

Sadiki luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe se fundit ishte pjesë e skuadrës së Hamrun Spartans, skuadër që militon në kampionatin e Maltës.

Qendërmbrojtësi kumanovar më parë ishte pjesë e Rabotniçkit, Euromilkut, Renovës dhe së fundit të Spartans-it në Maltë.

Me Sadikin në mbrojte, skuadra e Borecit do të forcojë vijën e fundit, e cila nuk arriti të bëj ballë Rabotniçkit në sfidën e parë të sezonit të Ligës së Parë dhe pësoi disfatë me 0-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat