Bardhi me padurim e pret ndeshjen me Islandën

Futboll

Bardhi me padurim e pret ndeshjen me Islandën

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 13:18
Bardhi me padurim e pret ndeshjen me Islandën

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe reprezentuesi Enis Bardhi në konferencën zyrtare në Rejkavik zbuluan pritshmëritë e tyre për ndeshjen e sotme (18.00) kundër Islandës në kuadër të xhiros së 5-të të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2022.

“Armenia mbetet në të kaluarën, më vjen keq që lëshuam dy pikë në atë ndeshje, por megjithatë bëmë gjithçka në kuadër të mundësive tona. Na mungonte finalizimi.

Besoj se atë tashmë do ta përmirësojmë. E jona është që ta luajmë atë që e dijmë më së miri, të shkojmë për fitore. Na pret ndeshje e vështirë. Islanda është përfaqësuese cilësore. Sipas asaj që shikuam në ndeshjen me Rumaninë, nuk merituan humbjen.

Duhet të jemi në nivelin tonë më të mirë nëse dëshirojmë rezultat pozitiv. Futbollistët e Islandës dëshirojnë të luajnë futboll, ta kenë posedimin e topit. Kjo është ndryshe nga ajo që kemi parë në të kaluarën. Megjithatë do të varet nga ne dhe qasja jonë. Detajet dhe lëvizjet individuale do ta vendosin ndeshjen”, tha Milevski.

“Ky ekip është faznë e transformimit, i freskuar me futbollist që kishin më pak përvojë në përfaqësuese, të cilët me lojën e tyre në skuadrat e tyre dhe përfaqësuesen U21 merituan të jenë këtu. Nuk ndjejë asnjë presion, por as futbollistët nuk ndjejnë ndonjë presion nga opinioni. Për ne çdo ndeshje e radhës është e rëndësishme, ashtu njejtë edhe ky ndaj Islandës. Neve na takon që të qëndrojmë në garë deri në fund për vendin e dytë”, tha më tej. 

Enis Bardhi – reprezentues i Maqedonisë, shprehet optimistë: “Duhet të përqendrohemi tek vetja.

Për atë që do të dakordohemi para ndeshjes, ta tregojmë në fushë. Islanda është e fortë, por shumë punë do të varen nga ne. Duhet të jemi të fokusuar, të kemi dëshirë që për të cilën nuk kam dyshim se do të jetë ashtu. Duhet ta luajmë lojën tonë dhe të shkojmë për fitore”.

Atë çka e kemi bërë në të kaluarën është histori.

Futbolli është sport i tillë që kërkon të tregohesh në çdo ndeshje. Pritshmëritë janë rezultatet e mira. Nuk e shoh se kemi presion. Jemi të uritur për suksese të mëdha. Kemi edhe shumë për të dhënë. Kjo gjeneratë ka ende shumë për të treguar. Më e rëndësishme është që të shkojmë ndeshje pas ndeshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat