Lista e futbollistëve të Kosovës U19 për kualifikimet e Evropianit

Futboll

Lista e futbollistëve të Kosovës U19 për kualifikimet e Evropianit

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 23:36
Lista e futbollistëve të Kosovës U19 për kualifikimet e Evropianit

Lista e futbollistëve të Kosovës U19 për kualifikimet e Evropianit!

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Ramiz Krasniqi e ka finalizuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për ndeshjet e Grupit 10 të kualifikimeve për Kampionatin evropian, që do të zhvillohen në Sandefjord të Norvegjisë prej 6 deri më 12 tetor.

Ndeshjen e parë Dardanët U19 do ta zhvillojnë më 6 tetor kundër Norvegjisë, në orën 13:00, derisa tri ditë më pas do të ballafaqohen me Gjeorgjinë, në orën 16:00.

Ndërkaq, ndeshjen e fundit të përzgjedhurit e Krasniqit do ta zhvillojnë më 12 tetor kundër Uellsit, në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat