Augsburgut nuk i mjafton goli i Zeqirit, mposhtet nga Dortmundi

Futboll

Augsburgut nuk i mjafton goli i Zeqirit, mposhtet nga Dortmundi

Nga: K.G. Më: 2 tetor 2021 Në ora: 17:24
Augsburgut nuk i mjafton goli i Zeqirit, mposhtet nga Dortmundi

Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri, reprezentues i Zvicrës, shënoi për Ausgburgun, por goli i tij nuk mjaftoi për rezultat pozitiv. 

Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Augsburgut.

Zeqiri u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 53-t dhe në të 78-tën u zëvendësua.

Në minutën e 35-të, Zeqiri nga afërsia shënon për të barazuar rezultatin 1:1. 

Për Dortmundin realizuan Guerreiro (10') e Brandt (51') dhe për Augsburgun Zeqiri (35').

Pas javës së shtatë në Bundesliga I, Dortmundi është në vend të 2-të me 15 pikë, ndërsa Augsburgu i 15-ti me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat