Domgjoni aplikon për pasaportë të Kosovës

Futboll

Domgjoni aplikon për pasaportë të Kosovës

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 12:02
Domgjoni aplikon për pasaportë të Kosovës

Toni Domgjoni është futbollisti i fundit që ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës më 1 tetor konfirmoi se Domgjoni ka pranuar ftesën.

Madje, anëtari i skuadrës holandeze, Vitesse, është përfshirë edhe në listën e futbollistëve të ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e këtij muaji. Por, mbetet të shihet nëse me kohë do të marrë leje nga FIFA për të luajtur me Kosovën.

Të shtunën, Ambasada e Kosovës në Holandë ka njoftuar se 23-vjeçari ka aplikuar për t'u pajisur me pasaportë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat