Xavi angazhon edhe vëllain në stafin teknik te Barcelona

Futboll

Xavi angazhon edhe vëllain në stafin teknik te Barcelona

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 09:28
Xavi

Xavi Hernandez ka marr drejtimin e Barcelonës pas shkarkimit të holandezit Ronald Koeman i cili e çoi skuadrën drejt një serie aspak pozitive të rezultateve si në kampionatin spanjoll, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Nga Xavi pritet një rikthim i Barçës në stilin e saj të lojës pasi ndryshimi i shumë trajnerëve ka bërë që të humbet identiteti i lojës së saj që nga largimi i Pep Guardiolas.

Tashmë legjenda spanjolle e ka kompletuar edhe stafin e tij teknik me të cilin do të punojë në përgatitjet e skuadrës. Në mesin e të angazhuarve, shihet edhe vëllau i tij, Oscar Hernandez i cili ishte pjesë e stafit të punës së Xavit edhe tek skuadra nga Katarit, Al Sadd.

Ky është stafi i plotë i Xavit te Barcelona:

Ndihmës trajner: Oscar Hernández (vëllai i Xavit).

Ndihmës trajner: Sergio Alegre.

Trajner fitnesi: Ivan Torres.

Trajner i portierëve: José Ramon De la Fuente.

Analistë: Sergio Garcia, Toni Lobo dhe David Prats.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat