Uzuni do të vihet nën urdhërat e trajnerit të Rusisë

Futboll

Uzuni do të vihet nën urdhërat e trajnerit të Rusisë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 12:40
Uzuni do të vihet nën urdhërat e trajnerit të Rusisë

Shorti ka vendosur përballë njëra-tjetrës Shqipërinë me Rusinë, të cilat do të luajnë së bashku ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve. Por Edi Reja duket se do ta ketë një të infiltruar për këtë sfidë.

Ferencvrosh ka larguar nga detyra trajnerin Peter Shtoger dhe sipas “Index.hu” pasardhësi i tij do të jetë një rus.

Bëhet fjalë për Çerçeshovin, i cili ka qenë kreu i pankinës së Rusisë.

Trajneri në fjalë ka drejtuar Kombëtaren e tij në Botërorin e vitit 2018, ku arriti ta dërgonte deri në gjysmëfinale, si dhe i udhëhoqi në Euro 2020.

Kështu Myrto Uzuni pritet të vihet nën urdhërat e ish-trajnerit të Rusisë, Çerçeshovit, i cili me shumë mundësi do të zyrtarizohet si timonieri i ri i Ferencvaroshit,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat