Talenti i Barcelonës: Shumë pak e njohin futbollin si Xavi

Futboll

Talenti i Barcelonës: Shumë pak e njohin futbollin si Xavi

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:25
Talenti i Barcelonës: Shumë pak e njohin futbollin si Xavi

Barcelona është në një periudhë tranzicioni teksa drejtuesit po mundohen të krijojnë një skuadër konkurruese me të rinj premtues, por edhe me ndonjë goditje nga merkato. Ndërkohë, në krye të këtij projekti është vendosur një legjendë e klubit si Xavi Hernandez, tashmë në rolin e trajnerit.

Besimi për ish-mesfushorin është i madh, ndërsa edhe lojtarët ndihen të priviligjuar teksa i fundit që ka folur rreth Xavit është një nga të rinjtë më premtues si Pedri. Ky i fundit thekson se shumë pak e njohin futbollin si Xavi, ndërsa shton se do të festojnë shumë në të ardhmen.

“Si një katalanas është një krenari të punojmë me Xavin. Pastaj, kjo pjesë është edhe më e theksuar për mua si një mesfushor. Xavin nuk e kam njohur personalisht më parë dhe çdo ditë tregon se e njeh futbollin si pak njerëz.

Përkrah tij do të mësojmë shumë, unë do të përmirësohem, por edhe i gjithë grupi do të rritet. Kam besimin se do të festojmë shumë në të ardhmen”, u shpreh Pedri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat