KG refuzon ankesën e FC Onix 

Futboll

KG refuzon ankesën e FC Onix 

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 18:51
KG refuzon ankesën e FC Onix 

Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligën e Parë, në përbërje Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi, dhe Agim Kastrati në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 09.02.2022, shqyrtoi ankesën e FC Onix të parashtruar me datë 07.02.2022, me rastin e regjistrimit të ndeshjeve të 1/8 së Kupës së Kosovës, dhe konform nenit 55 të Propozicioneve të garave dhe nenit 71 të Rregullores së garave, mori këtë.

"1.Refuzohet si e pabazuar ankesa e FC ONIX, arsyetimi; FC Onix ka ushtruar ankesë me datë 07.02.2022 me pretendimet se në ndeshjen e zhvilluar më 05.02.2022 FC Onix – KF KEK-u të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës është aktivizuar në pankinë kryetrajneri i KF KEK-ut, Faruk Statovci pa të drejtë sepse në ndeshjen miqësore me datë 23.01.2022 ndërmjet FC Onix – KF KEK-u në Novosellë të Pejës është ndëshkuar me karton të kuq në min e 39-të.

Komisioni i Garave pas administrimit të të gjtha shkresave në lënd dhe pretendimeve ankimore të FC ONIX konstatoi se ankesa është e pabazuar sepse nuk i përmbush kushtet e përcaktuara të nenit 45 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores së garave.

Komisioni i Garave përmes zyrtarit kompetent të FFK-së i ka njoftuar me datë 20.01.2022 të gjitha lidhjet rajonale të futbollit se:

Në ndeshjet miqësore duhen të plotësohen 3 protokolle, e ku pasi të nënshkruhen nga përfaqësuesit zyrtar të klubeve dhe referit kryesor, një protokol e merr vendasi, një mysafiri dhe një referi kryesor, i cili e dorëzon në Lidhjen rajonale të futbollit.

Pasi që nuk janë përmbushur kriteret nga neni 45 i Rregullores së garave, ankesa e FC ONIX refuzohet si e pabazuar nga Komisioni i Garave", njofton Komisioni i Garave i FFK-së, Abdyl Bellopoja, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat