Sejdini: Do të vazhdojmë me investimet në infrastrukturë

Futboll

Sejdini: Do të vazhdojmë me investimet në infrastrukturë

Më: 12 mars 2022 Në ora: 13:27
Sejdini: Do të vazhdojmë me investimet në infrastrukturë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini në Kuvendin e FFM-së u shpreh i kënaqur me punën në vitin e kaluar, duke theksuar se puna e ndershme dhe e motivuar është çelësi i suksesit më të madh dhe ky është drejtimi që do të ndiqet edhe në të ardhmen.

“Jam krenar për rezultatet e arritura nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. Faleminderit të gjithëve, ky është fryt i punës sonë të përbashkët. Ju e dini që jam i njohur drejtpërdrejt me situatën në të gjitha qendrat e futbollit në vendin tonë.

Si më parë, do të vazhdoj të jem operativ në fushë, sepse mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme për një futboll më të mirë. Por jam i vetëdijshëm që nuk mund ta bëj i vetëm, por vetëm me ndihmën dhe mbështetjen e bashkëpunëtorëve, por edhe të njerëzve nga baza e futbollit që duhet të jetë themeli i gjithçkaje. Ky duhet të jetë një objektiv i përbashkët për të gjithë në familjen e madhe të futbollit.

Synimi ynë është të vazhdojmë investimet në infrastrukturë, por edhe të inkurajojmë pushtetin vendor që të përfshihet në ndihmë të klubeve, për të qenë partnerë.

Jemi duke punuar në shumë projekte, në një Ligë të Parë më konkurruese, në një Ligë të Dytë të vetme dhe në të ardhmen për kategoritë e ulëta dhe futbollin e femrave.

I përgëzoj futbollistët dhe përzgjedhësin e Kombëtares A të Maqedonisë për balotazhin në Kupën e Botës. Është një sukses me të cilin mund të krenohet çdo futbollist, trajner dhe administrator në futbollin tonë. I uroj suksese ndaj Italisë më 24 mars.

Në fund, do të them sërish, kjo federatë konfirmoi se me punë të ndershme dhe të motivuar kemi arritur rezultatet më të mira në historinë e futbollit maqedonas. Ky është drejtimi ynë edhe për të ardhmen,” tha mes tjerash Sejdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat