Xavi ka krijuar një skuadër spetakolare

Futboll

Xavi ka krijuar një skuadër spetakolare

Më: 23 mars 2022 Në ora: 23:24
Xavi ka krijuar një skuadër spetakolare

Barcelona po shkëlqen në fushë. Xavi ka krijuar një skuadër spetakolare, që po luan bukur dhe po shënon gola. Tifozët po e shijojnë në maksimum këtë moment të mirë të skuadrës së zemrës, ndërsa drejtuesit janë të fokusuar te merkato.

Drejtuesit e Barcelonës po merren edhe me rinovimet. Optimizëm ka në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimeve me mbrojtësin Araujo dhe talentin Gavi, ndërsa mungon akordi me Sergi Roberton.

30-vjeçari, i cili ka dalë nga moshat e Barcelonës, ndodhet në vitin e fundit të kontratës. Xavi nuk e cilëson një titullar fiks, ndërsa lojtari i krahut të djathtë, i cili mund të luajë edhe në qendër të mesfushës, nuk është i bindur për të rinovuar.

Nga një situatë e tillë po tenton të përfitojë Atletico Madrid. Kampionët e Spanjës po përgatisin një ofertë tunduese për Sergi Roberton, i cili vlerësohet shumë nga trajneri Diego Simeone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat