Kosova kërkon fitore

Futboll

Kosova kërkon fitore

Më: 24 mars 2022 Në ora: 13:27
Kosova kërkon fitore

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë për vitin 2022.

Në një ndeshje miqësore, “Dardanët” do të përballen me kombëtaren afrikane, Burkina Faso.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:00.

Në pesë ndeshjet e fundit, Kosova regjistruar katër humbje – nga Jordania, Gjeorgjia, Suedia dhe Spanja – teksa ka barazuar me Greqinë.

Ndërkaq, Burkina Faso ka dy fitore – ndaj Tunizisë dhe Gabonit – ka barazuar me Etiopinë dhe ka humbur nga Kameruni dhe Senegali.

Kosova dhe Burkina Faso e kanë edhe një ndeshje të zhvilluar mes vete, kur në marsin e vitit 2018, “Dardanët” fituan 2:0.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Kosovës nën drejtimin e trajnerit francez, Alain Giresse.

Ndryshe, pesë ditë më vonë, Kosova udhëton drejt Cyrihut për t’u përballur me Zvicrën poashtu në një ndeshje tjetër miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat