​Tre lojtarët që do t’i largojë Chelsea në afatin kalimtar veror

Futboll

​Tre lojtarët që do t’i largojë Chelsea në afatin kalimtar veror

Më: 10 prill 2022 Në ora: 19:10
Ilustrim

Chelsea thuhet se është duke u përgatitur të shesë yjet si Timo Werner, Kepa Arrizabalaga dhe Ross Barkley gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

“Blutë” thuhet se po planifikojnë strategjinë për tregun e ardhshëm pavarësisht pasigurisë aktuale që rrethon pronësinë e klubit.

Sipas “The Telegraph”, gjigantët e kryeqytetit do të kërkojnë të gjenerojnë fonde duke shitur lojtarë të padëshiruar të skuadrës këtë verë, dhe Werner, Kepa dhe Barkley ka të ngjarë të jenë të disponueshëm për t’u larguar.

Werner ka dështuar për të lënë gjurmë për skuadrën e Thomas Tuchel gjatë sezonit 2021-22, duke arritur vetëm tre gola dhe një asistim në 16 paraqitje në Premier Ligë.

Kepa, ndërkohë, mbetet numri dy pas Edouard Mendy në “Stamford Bridge”, ndërsa është duke u paguar shtrenjtë nga kampionët e evropës.

Barkley gjithashtu e ka pasur të vështirë të sigurojë minuta të rregullta këtë sezon, duke bërë vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë vetëm pesë paraqitje në kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat