Pioli hyn në librin e historisë së kuqezinjve

Futboll

Pioli hyn në librin e historisë së kuqezinjve

Më: 13 maj 2022 Në ora: 11:36
Pioli hyn në librin e historisë së kuqezinjve

Stefano Pioli mori drejtimin e Milanit më 9 tetor 2019, duke e ngritur përsëri në podiumin e futbollit italian.

Kuqezinjtë nën drejtimin e tij janë duke lu.ftuar për titullin kampion, si dhe u rikthyen përsëri në Ligën e Kampionëve. Dora e trajnerit italian është ndjerë dukshëm në Milano dhe këtë e tregon vetë loja dhe rezultatet.

Pioli tashmë ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e klubit të Milanit. Me një mesatare 1.96 pikësh të grumbulluara për ndeshje, ai renditet i dyti në listën e trajnerëve të “djallit“.

Më shumë se ai ka bërë vetëm Kapelo, i cili ka një mesatare 2.02 pikë për ndeshje. Ndërkohë, Pioli ka lënë pas emra të mëdhenj dhe që kanë shkruar historinë e Milanit, si Arrigo Sakin, Ançelonit, Alegrin dhe Rokon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Lista e trajnerëve me mesataren më të lartë të pikëve për ndeshje te Milani:

Fabio Kapelo 2.02 pikë për ndeshje

Stefano Pioli 1.96 pikë për ndeshje

Arrigo Saki 1.95 pikë për ndeshje

Nereo Roko 1.95 pikë për ndeshje

Karlo Ançeloti 1.84 pikë për ndeshje

Masimiliano Alegri 1.81 pikë për ndeshje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat